Vrasja e Ilaria Sulës/ Nëna e autorit jep dëshminë tronditëse: Dhoma ishte e mbuluar në gjak, djali më kërkoi valixhe për…

albnews
By
6 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Ajo u dënua me dy vite për bashkëfajësi në fshehjen e krimit.

ITALI- Një vit pas vdekjes së Ilaria Sulës, në sallën e gjyqit ka dëshmuar nëna e ish-të dashurit të saj, Mark Antony Samson. Ajo u dënua me dy vite për bashkëfajësi në fshehjen e krimit. Ajo është shprehur se i vjen shumë keq për prindërit e Ilarjas, por në ato momente kishte menduar për djalin e saj.

“Marku hapi derën e dhomës së tij atë mëngjes, pashë që po qante, ishte i kuq. Ai po dridhej, tha ‘mami jam i uritur, nuk kam fjetur’. U përpoqa ta përqafoja dhe pashë trupin e Ilarisë të shtrirë në tokë me fytyrë poshtë, mund të shihje këmbët e saj. E pyeta djalin tim ‘çfarë bëre?’. Ai u përgjigj duke thënë ‘Ilaria nuk është më aty, ajo më tradhtoi ” tha nëna e Mark Antony Samson.

Por çfarë ndodhi një natë para vrasjes?

Në dëshminë e saj, e ëma e autorit të ngjarjes tha se një natë para se të ndodhte ngjarja viktima dhe djali i saj kishin debatuar me njëri-tjetrin. Më pas situata kishte agravuar dhe nga dhoma ishin dëgjuar të bërtitura. Në këtë moment, ajo kishte hyrë brenda dhomës ku ndodhej viktima dhe autori dhe kishte parë vendin në gjak. I biri i kishte kërkuar valixhe dhe peceta për të fshirë sasinë e gjakut.

“Një natë para vrasjes Marku më shkroi një mesazh në të cilin më thoshte ‘mos hyni në dhomë, është e vetmja gjë që të kërkoj, duhet të përqendrohem’. Më duhej të hiqja rrobat e varura nga dritarja e dhomës së tij të gjumit, por Marku më tha se do të kujdesej për të. Të nesërmen në mëngjes kur u zgjova rreth orës 9 ai erdhi në kuzhinë dhe më përqafoi. Pastaj përgatiti kafe me dy filxhanë, duke thënë se Ilaria ishte me të. I dëgjova ata duke folur me zë të lartë nga dhoma, duke debatuar. Kështu që shkova të trokasja në derë, isha i shqetësuar. Marku më tha: ‘Mami, ne thjesht po flasim’. Menjëherë pasi dëgjova Ilarien në dhomë duke bërtitur dhe duke thënë ‘tani çfarë doni të bëni’. U përpoqa të hyja, por ai më tha dy herë ‘mami, prit'”.

Pasi u hap dera e dhomës, ai vazhdoi, “Mbaj mend që pashë shumë gjak në dysheme, rreth kokës së Ilarisë. Marku më çoi në dhomën time dhe më pyeti ‘mami, a kemi valixhe?’. Pastaj më tha të shkoja të blija qese dhe detergjent. Ai përdori peceta për të fshirë gjakun dhe unë i dhashë rroba të vjetra. I thashë ‘thjesht hiq të madhin'”, tha ajo.

Mediat italiane shkruajnë se reagimi i prindërve të Ilarisë, ishte i fortë. Ata thanë se nëse e ëma e autorit të krimit do të kishte ndërhyrë në momentin që ka dëgjuar të bërtiturat, mbase Ilaria do të kishte shpëtuar. Ata thanë se ardhja e tyre në seancat gjyqësore është gjithmonë një plagë e hapur.

“Pse kur dëgjoi Ilarien duke bërtitur nga dhoma e Markut nuk ndërhyri? Pse kur djali i saj hapi derën dhe ajo pa trupin e Ilarias nuk thirri policinë? Ndoshta ajo ishte ende gjallë dhe mund të ishte shpëtuar. Përkundrazi, ai nuk e ndaloi. Ardhja këtu në sallën e gjyqit është gjithmonë një plagë e hapur për ne. Ne nuk e kemi parë Ilarien për një vit, nuk ka justifikime për një fakt të tillë”, thanë Flamur dhe Gezime Sula, prindër të Ilaria Sulës, në seancën dëgjimore në sallën e gjyqit të Rebibbia në Romë, për vrasjen e të resë.

Vrasja e Ilaria Sulës

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë.

E reja kishte pasur së fundmi një lidhje me 23-vjeçarin filipinas Mark Samson, i cili është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.

Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Ai e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë./Dosja.al

Share This Article