Vrasja e Ivanoviqit, aksion në veri të Mitrovicës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Kosovës ka arrestuar në një aksion dy persona në Veriun e Mitrovicës të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa policia është në kërkim edhe të dyshuarit të tretë.

Në këtë aksion policia ka konfiskuar tri armë dhe municion. Prokurori Sylë Hoxhë tha së personat e arrestuar dyshohen se nuk i kanë kryer veprimet e duhura procedurale apo me qëllim i kanë fshehur disa prova të cilat është dashur të sigurohet në disa vrasje të pazbuluara.

Personi i arrestuar sipas prokurorisë është hetues dhe dyshohet se  ka punuar në mënyrë selektive të dikujt tjetër. Sipas provave, ekziston një dyshim se ai është pjesë e grupit të Radojiçiq. Serbia ka reaguar për aksionin e njësive speciale të policisë së Kosovës “Rosu”.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se shënjestra kryesore e policëve të armatosur deri në dhëmbë ka qenë komandanti i policisë në veri, Zeljko Bojiq.

Share This Article