Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e shqiptarit tjetër, policia bastis burgun famëkeq të Koridhalosit! Kontrollohen 10 qeli dhe 31 të dënuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Krimet e fundit të ndodhura brenda ambienteve të izolimit të burgut më famëkeq të Greqisë, Koridhalosit, kanë vënë në lëvizje autoritetet helene.

Pak ditë më parë u vra me një thikë të improvizuar xhami i dënuari përjetë Jani Aliaj, i akuzuar në Shqipëri dhe Greqi për krime të rënda, teksa vuante dënimin e dhënë nga drejtësia. Më vonë u raportua edhe për tentativën e vrasjes së një tjetër shqiptari, që mbeti i plagosur.

Sot, “Protothema” informon se një operacion në burgjet e Koridhalos u krye në mëngjes nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar.

“Konkretisht, oficerët e policisë nga Nën-Drejtoria e Narkotikëve, me ndihmën e oficerëve të policisë nga Nën-Drejtoria e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës dhe Nën-Drejtoria e Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale të D.A.O.E., si dhe Njësia Speciale Shtypëse Antiterroriste (EKAM) dhe një Qen Policor, kryen kontrolle në 10 qeli, 3 dhoma të Depos Qendrore të Burgjeve të Koridhalos, si dhe në 31 të burgosur”, informuan autoritetet.

Siç raportohet nga ELAS (Policia e Greqisë), u ngritën padi penale kundër dy të burgosurve të cilët u kapën me telefona celularë, por nuk u bënë me dije kombësitë e tyre.

Në total, gjatë hetimeve, u gjetën dhe sekuestruan:

– 2 pako najloni me kanabis të përpunuar (çokollatë) me një peshë totale bruto prej 2.75 gramësh,

– 4 telefona celularë, kartë SIM, karikues të bardhë dhe kabllo karikimi.

Dokumentet që u formuan do të dorëzohen në përputhje me rrethanat.

Share This Article