Vrasja e krahut të djathtë të Vis Martinajt, GJKKO dënon me 28 vite burg Ilir Selmanin dhe 7 vite Elvis Gacajn

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin dhe me 7 vite burg Elvis Gaçajn, të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë

SPAK kishte kërkuar dënimin me 25 vite burg për Ilir Selmanin, teksa GJKKO ka shtuar dhe 3 vite më shumë, ndërsa Gaçaj është dënuar po aq vite burg sa kishte kërkuar SPAK. Ilir Selmani njihet ndryshe dhe me nofkën “boksieri”. Ish polici, Santiago Malko, njihej si krahu i djathtë i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj dhe dyshohet se u ekzekutua nga anëtarët e klanit ‘Duka’ që njihen si rivalët më të mëdhenj të biznesmenit të lojërave të fatit i cili ka humbur gjurmët prej muajsh, që pasi u shpall në kërkim në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.

Share This Article