Vrasja e Liridona Ademajt, pritet ngritja e aktakuzës për tre të dyshuarit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria Themelore e Prishtinës pritet të ngritë aktakuzë kundër tre të dyshuarve për këtë krim të rëndë.

Hetimet për një prej rasteve më të rënda penale të pasluftës në Kosovë, Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka finalizuar.

Më shumë se 1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt, ky institucion pritet që të ngris aktakuzë për të dyshuarit si të përfshirë në të.

Përmes një njoftimi, ata kanë bërë të ditur se Kryeprokurori Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë një konferencë për media, pa përmendur aktakuzën.

Konkretisht, ato kanë thënë se aktakuza, tashmë është duke marrë formën përfundimtare para se të dorëzohet në gjykatë në mesjavë.

Familja e Liridona Ademajt nuk kanë pranuar të flasin më gjerësisht.

Ata kanë pohuar të kenë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorinë dhe kanë qenë në njohuri për procesin.

‘Besojmë që drejtësia do të triumfojë dhe ata të cilët e kryen këtë akt të dënohen maksimalisht. Vetëm denimi maksimal zbut sado pak zemrat tona’, kanë deklaruar nga Familja Ademaj.

Liridona Ademaj, është vrarë më 29 nëntor të vitit 2023,ndërsa të dyshuarit për planifikimin dhe ekzekutimin e krimit të rëndë janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, si edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.

Rasti i vrasjes së 39-vjeçares, fillimisht ishte hetuar si ‘grabitje me pasoja vrasje’, por hetimet intensive kishin rezultuar me arrestimin e tre personave, ku Murseli, konsiderohet si koka prapa krimit tronditës.

Share This Article