Prokuroria Themelore e Prishtinës ka përfunduar hetimet për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Pllana dhe Kushtrim Kokallës.
Prokuroria ka thënë se ka ngritur aktakuzë dhe ndaj një personi të katërt, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, por që u tha se nuk ka qenë direkt i përfshirë në kryerjen e vrasjes, shkruan A2.
Prokuroria nuk ka folur shumë as për motivin e vrasjes, duke thënë vetëm se Naimi dhe Liridona kanë pasur probleme martesore dhe financiare.
Naim Murseli ka planifikuar, ndërsa Granit Pllana dhe Kushtrim Kokalla kanë qenë direkt të përfshirë në vrasje. Prokuroria tha se presin dënim kapital për rastin. Aktakuza ka shkuar në Gjykatën e Prishtinës.
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, tha se kjo është një ditë e rëndë për ta dhe shpreson në dënim maksimal për të akuzuarit. Ai tha se fëmijët tashmë e kanë kuptuar të vërtetën e ngjarjes dhe janë në gjendje të rëndë.