Vrasja e Martin Canit, autori del sot para Gjykatës për masën e sigurisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme (22 nëntor) në orën 09:30 të mëngjesit është cakktuar seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.

Ngjarja ndodhi ditën e hënë në afërsi të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, ku pas një sherri mes adoleshentësh, mbeti i vrarë Martin Cani.

Si autor i dyshuar i ngjarjes u arrestua Mario Perlleshaj, i cili disa orë pas ngjarjes publikoi në rrjetet sociale foto i gjakosur dhe me thikë në dorë.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës rikualifikoi  akuzën ndaj 15-vjeçarit, Përlleshaj.

Prokurorja Alma Felaj ashpërsoi akuzën në “vrasje në rrethana cilësuese”.

Policia e kishte referuar ngjarjen për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve te ftohta”.

Share This Article