Albania
Vrasja e Martin Canit/ “Ishin dy autorë! Im bir është në intubim”, babai i 14-vjeçarit të plagosur thirrje: Nuk edukohet fëmija me thikë e kallash! I ati ta dorëzojë vetë ose…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila i mori jetën 14-vjeçarit Martin Cani.
Fiqiri Meçe, babai i shokut të viktimës, 14-vjeçarit i cili u plagos gjatë konfliktit dhe që momentalisht ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore, ka zbuluar se autorë të ngjarjes janë dy, dhe jo vetëm M. P. Ndaj të cilit është marrë masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Ai u shpreh se djali i ka rrëfyer gjithçka, ashtu siç ia ka treguar edhe autoriteteve policore, se autori i dytë ka pasur një thikë me të cilën ka goditur, që ka qenë më e vogël se ajo që i mori jetën 14-vjeçarit Cani.
Babai i të plagosurit deklaron se i biri ndodhet në intubim sepse e ka të vështirë të marrë frymë vetë për periudha të gjata kohorë, ndërsa i bën thirrje prindit të autorit të dytë të dorëzojë vetë të birin, ose ndryshe do të bëjë gjithçka publike.
Meçe shton se ka frikën se gjithçka mund të manipulohet.
“Djali nuk është më mirë, por nga reanimacioni ka dalë, por është akoma në stres e në panik, goditjet janë shumë të thella, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar, po i bëjmë fizioterapi në mënyrë private se nga spitali nuk po na ofrojnë asgjë, as psikolog as fizioterapi. Mjekët na kanë thënë që nuk do ketë ndërhyrje të dytë deri sa të shohin gjendjen në vazhdim. Thika i ka prekur mëlçinë dhe djali është në intubim dhe nuk e dimë se sa do ta zgjasim.
Për momentin do ta marrë aty ndihmën mjekësore pastaj kam në plan ta lëviz jashtë sepse nuk e di se sa kohë do të duhet që me pesë plagë në trup të bëhet ai që ka qenë. Ne jemi komshinj me babanë e Martinit dhe fëmijët njiheshin që të vegjël, shokë në ekip. Kur shkonin në ndeshje, gjithmonë i merrja unë te dy, ishin të pandarë, ishin si vëllezër, vishnin rroba njësoj. Kur kishin një debat e kuptoja, se vishnin rroba të ndryshme. Martini vinte rrinte tek shtëpia ime, merrte djalin shkonin tek shtëpia e tij. Bënin edhe not për zgjatje.
Keni folur me djali se çfarë ka ndodhur atë ditë?
Djali është i traumatizuar.
Ditën e premte, Martini i ka thënë L. që ka pasur konflikt tek shkolla që një nga shokët e klasës paralele, kemi bërë fjalë dhe jemi goditur, ka ardhur një më i madh dhe më ka goditur. Martini kishte një shenjë të premten tek buza. I ka thënë që mos i trego prindërve por të hënën të ulemi ta zgjidhim. Nuk e dimë se kush është personi i rritur që e ka goditur dhe nëse ka ndodhur brenda apo jashtë shkollës.
Të dielën i çova në ndeshje, i pashë rrugës që kishte diçka që nuk shkonte, flisnin e përsërisnin, por nuk më treguan. Nuk i pyeta, më konsideronin si shok dhe më tregonin se çfarë problemesh kishin. Isha më shumë shok sesa prind.
Të hënën isha në Peqin, më marrin nga poliklinika dhe më thonë se djali është plagosur me thikë, i dhamë ndihmën e parë dhe po e dërgojmë tek Trauma. Nuk më tha sa goditje ka marrë.
Shkuan djali dhe nusja ime para, takuan babin e Martinit, që i kishin treguar se edhe ai ishte plagosur.
Të dy personat që kanë goditur fëmijët tanë, se nuk është 1, unë i kam me emra. Më vjen keq edhe për ata sepse kanë të njëjtën vuajtje si ne, por duhet të jenë të sinqertë dhe të sillen në mënyrë njerëzore, të dalin dhe të japin një mesazh për njerëzit që të bëhet më e mira, sepse rinia nuk mund të shkojë përpara duke goditur me thikë.
Fëmija mund të dalë fëmija i kujtdo dhe ta bëjë këtë gjest, por prindi duhet të jetë i përgjegjshëm. Përveçse nuk e ka ndaluar, e ka pajisur me thikë fëmijën në shkollë. Djali i ka parë që janë dy veta, personi i parë që e ka goditur djalin me thikë pas shpine është K. B, bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër.
K. e ka pasur thikën më të vogël, distanca e thikës mund të jetë rreth 10-12 cm. I kam dhënë këto dëshmi te Drejtoria e Policisë. K. e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, dhe plaga në shpatull është më shkurtër dhe më e ngushtë se sa plaga që ka marrë në bark.
Herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario Përlleshaj, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy. Se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë, e ka ngritur dhe i ka thënë çohu se paskan thikë. Në atë moment iu janë hedhur të dy djalit, K. e ka goditur në krah dhe në ije. Kurse tjetri i ka rënë më thikën e madhe tek gjoksi, djali e ka shtyrë me duar dhe nuk është shumë plagë e madhe. Ai nuk i njihte, vetëm, Martinin viktimë njeh.
Nuk është mirë psikologjisht, ka lodhjen e vet. Na duhet ndihmë nga shteti qoftë një psikolog një fizoterapist për krahun, ndonjë mbështetje për kurim më të mirë. Janë 5 plagë në trup.
Shteti të marrë masa dhe autorët të kapen. Nuk kërkojmë hakmarrje por ata që kanë bërë këtë vepër kriminale të shkojnë aty ku e meritojnë, edhe djali im po të jetë nesër do ta çoj atje të vuajë dënimin.
Atë ditë L. ka shkuar tek shkolla Fan Noli se e ka kërkuar Martini, ka shkuar për një sqarim dhe L. nuk ka shkuar për t’u goditur.
Problemi më i madh është se po e vuan psikologjikisht, do i duhet kohë për tu rikuperuar me krahun, pjesë të trupit, djali është në spital dhe nuk e dimë se në çfarë gjendje do të dalë.
Se di pse po zgjat, autorët do të duhet të ishin të dy para drejtësisë. Nuk është nevoja të vij unë ta them emrin e personin të dytë, policia ka marrë kamerat edhe dëshmitë.
Duhet të kërkojmë sigurinë e fëmijës brenda ambienteve të shkollës, pastaj kërkoni edukim të prindërve. Prindërit t’i mbajnë fëmijët larg veseve të këqija, aktiviziojini në sport, not dhe sa më larg telefonit.
Nuk jam i ngarkuar, jam i qetë si prind, i ngarkuar është fëmija ime. Por të isha i ngarkuar do të kisha marrë veprime të tjera. Nuk janë pagë trupore, por plagë të rënda trupore.
L. ka thirrur atë ditë M. (autorin) dhe Martini, i ka thënë pse jeni zënë, ai ka nxjerrë thikën dhe i ka goditur direkt, Ka qenë i organizuar, ka dalë nga shkolla me thikë, ka kaluar nga trotuari ka goditur fëmijën. Fëmija im ka shkuar për t’i qetësuar.
Fëmija tjetër është pyetur nga policia por nuk është ndaluar. Prindi i fëmijës bën mirë që të shkojë ta dorëzojë vetë fëmijën, bashkë me armën e krimit. Ndryshe do ti bëj publike gjithçka, ai mirë është të shkojë ta dorëzojë, mqs e ka mësuar në atë mënyrë, nuk edukohet fëmija me thikë e kallash.
Sigurisht që ngjarja mund të manipulohet, Shqipëria është vend i çudirave. Nëse nuk do ti mbronin fëmijët do të jepnin një deklaratë për Martin.
Si nga babai i Marios dhe K. nuk kam pasur kërcënime, edhe nëse do ta bëjmë, nuk trembem. Kam punuar me djersë. S’kam pasur presion, djalit i erdhi një inspektor dhe i bëri presion, por e nxora jashtë, Dyshoj se mund të jetë edhe dikush nga këta. Inspektor që merr dëshmi, ky nuk erdhi në prani të psikologut. Djali nuk flet dot sepse i merret fryma dhe ai e ka vendosur në presion. E kam nxjerrë jashtë, nuk pranuam. Nëse do të ishte inspektor, së pari duhet të ishte njeri. Nuk mund të vijë me petkun e inspektorit, dhe ti bësh presion. Shumicën e gjërave i kam zbuluar vetë”, u shpreh ai në një intervistë për Euronews.
Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania17 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK17 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports16 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania18 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK1 day agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
