Vrasja e Mateos, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët i shmanget gazetarëve: Jam shumë vonë e më duhet të lëviz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja  Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi nuk kishte asnjë koment dhe iu shmang pyetjes së gazetarëve në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Fier ku fqinji vrau Mateon e vogël 8 vjeç.

Muzhaqi u tha gazetarëve se nuk kishte kohë: “Jam shumë vonë e më duhet të lëviz”.

Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi abuzimet

Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz

Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…
Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time.

Familjarët e Mateos, 8 vjeçar ishin sot në Gjykatën e Fierit duke kërkuar dënimin me varje të Klodian Çalamanit. 

Për disa orë situata u tensionua pasi familjarët ishin tepër të revoltuar dhe hynë me forcë në Gjykatë. Ata nisën dhe një nismë për mbledhjen e firmave për dënimin me varje të autorit.

Share This Article