Vrasja e Nikulajt, prokurorët britanikë vijnë në Shqipëri 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin ka sjellë në vend dy prokurorë anglezë, të cilët mësohet se kanë mbërritur në Shqipëri për t’u njohur me dosjen hetimore dhe me provat që implikojnë personat e vënë nën akuzë, të cilët janë ndaluar nga policia britanike.

Sipas burimeve, hetuesit anglezë po zhvillojnë takime me drejtues të Prokurorisë së Lezhës dhe grupin hetimor në lidhje me këtë çështje.

Nga ana e tyre mësohet se autoritetet angleze kërkojnë që të njihen me provat për të vendosur më pas rreth ekstradimit të personave të arrestuar në Angli me kërkesë të Prokurorisë së Lezhës.

Po ashtu, mësohet se Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dosjet përkatëse.

Në Britani janë arrestuar shtetasit:

1-Edmond Haxhia

2-Thomas Mithan

3-Steven Hant

4-Harriet Bridgeman

Për 4 të arrestuarit është caktuar masa 40 ditë burg për qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Share This Article