Një vrasje me armë zjarri është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Duseldorfit në Gjermani. Ngjarja e rëndë është regjistruar para një restoranti në qendër të qytetit në Duaeldorf ku një shqiptar ka vrarë pronarin e biznesit.
Pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me 52-vjecar shqiptar i cili është identifikuar si Rrustem Llapi. Në tensione e sipër ata kanë vendosur të dalin jashtë restorantit për të zgjidhur situatën gjë e cila nuk ndodhi madje agravoi më shumë. Pasi situata ka dalë jashtë kontrollit shqiptari papritur ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.
Pas ngjarjes së rëndë ai është arrestuar nga policia. Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin ndërsa personi që humbi jetën është serb. Gazeta “Insajderi” ka raportuar se i dyshuari është Rrustem Llapi është një emigrant nga Podujeva që jëtonte prej vitesh në Gjermani ndërsa serbi, Aleksandër Stefanoviç ishte i njohur për arte marciale.