ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa 11 hours ago
Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual? 11 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 11 hours ago
Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar 12 hours ago
Zbulimi i 15,000 monedhave romake mund të jetë më i madhi i të gjitha kohërave në vend 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vrasja e shqiptares në Kanada, ngjarje e paralajmëruar. Autori me precedent penal, në 2023 qëlloi me armë drejt shtëpisë së Savannah Kullës

albnews by albnews
24 October, 2025
in Albania, Diaspora
0
Vrasja e shqiptares në Kanada, ngjarje e paralajmëruar. Autori me precedent penal, në 2023 qëlloi me armë drejt shtëpisë së Savannah Kullës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mediat kanadeze raportojnë detaje të tjera nga vrasja e 29-vjeçares me origjinë shqiptare, Savannah Kulla.

Autori i ngjarjes Anthony Deschepper kishte qenë më parë në një lidhje me Savannah.

RelatedPosts

15 mijë euro garanci/ U përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari, Gjykata e Fierit nxjerr nga burgu profesorin italian

Shkelja e barazisë në tendera, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun

“Shqipëria dhe Mali i Zi më pranë BE-së”, Kovaçeviç: Opozita e mazhoranca të bashkëpunojnë për integrimin

“Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, Patrick Brown, gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite.

Deschepper, 38 vjeç, vdiq pas një përplasje me policinë në Niagara Falls më 22 tetor. Ai po përballej gjithashtu me akuza për mbajtjen e armëve të zjarrit që datonin nga shtatori 2023, “ku viktimë ishte Savannah Kulla”, shtoi Brown.

Dokumentet gjyqësore të siguruara nga CTV News Toronto konfirmojnë se dy vite më parë Deschepper “kishte qëlluar me armë zjarri duke vepruar në mënyrë të pakujdesshme ndaj jetës së Savannah Rose Kulla Davies.”

Mediat kanadeze raportojnë se ai kishte gjithashtu ndalime të mëparshme për armë zjarri që datonin nga vitet 2006 dhe 2019, sipas dokumenteve.

Deschepper kishte shmangur policinë për një muaj pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në shtëpinë e Kullës, përpara se të arrestohej nga policia e Waterloo-s.

Megjithatë, ai u lirua me kusht pak kohë më vonë dhe gjyqi për ato akuza ishte planifikuar të zhvillohej vetëm vitin e ardhshëm.

Kryebashkiaku i Brampton, Patrick Brown tha se lirimi me kusht i dhunuesve të përsëritur është “neglizhencë absolute”

“Ka shumë arsye pse ky vrasës duhej të ishte në paraburgim — mjaftonte që të respektohej vetëm një prej tyre, dhe Savannah do të ishte gjallë sot”, tha Brown.

“Kur dikush ka një histori të dokumentuar dhune, shkeljesh me armë zjarri dhe abuzimi në marrëdhënie, lirimi i tij me kusht nuk është drejtësi — është neglizhencë absolute”, shtoi ai.

Gjatë së njëjtës konferencë, Superintendenti David Kennedy nga Policia Rajonale e Peel-it tha se hetuesit mësuan se i dyshuari kishte një “histori të rëndësishme dhune.”

“Dhe po, kishin kaluar më shumë se dy vjet nga ngjarja e vitit 2023, për të cilën ai ishte akuzuar për herë të fundit për armë zjarri. Është e qartë se lirimi i tij përbënte një rrezik të madh për Savannah-n dhe ndoshta edhe për të tjerë në komunitetin tonë”, tha superintendenti.

Të mërkurën, nëna e Kullës, Karen, i tha CTV News Toronto se Deschepper ishte “i fiksuar” pas vajzës së saj, duke pretenduar se ai e kishte ndjekur dhe ngacmuar vazhdimisht.

“Ajo ishte e dashuruar me të. Ishte dashuri me shikim të parë, mesa duket. Ai ishte i mrekullueshëm në fillim dhe gjatë shtatzënisë, por më pas, u bë gjithnjë e më keq”, tha ajo, duke shtuar se ai e kishte ndjekur dhe ngacmuar vajzën e saj më të vogël.

“Ai i telefononte 50, 60, 70 herë në ditë, e kupton? Kishte instaluar kamera dhe ne nuk e dinim… i kishte instaluar për ta mbajtur nën vëzhgim”, tha Karen.

Ajo shtoi se vajza e saj kishte provuar të largohej nga i akuzuari.

“Ajo shkonte ta takonte dhe i thoshte: ‘Kaq, mbaroi’, dhe këtë bëri fundjavën e kaluar… Mendoj se ai nuk e priti mirë këtë gjë dhe ky është rezultati”, tha Karen me dhimbje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa

Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa

24 October, 2025
Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual?

Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual?

24 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 October, 2025
Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar

Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar

24 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result