Vrasja e shqiptarit në Londër, arrestohen 3 persona që kanë ndihmuar autorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike ka vënë në pranga tre persona, pasi ka ndihmuar të dyshuarit për vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, në jug të Anglisë, referuar disa ditëve më parë. Ndërkaq, mësohet se të arrestuarit, nuk janë personat kryesorë të dyshuar për vrasjen e 31 vjeçarit Krasniqi, punëtor skele me banim në zonën e Kentit.

Prej disa ditësh, policia britanike është vënë në kërkim të dy vëllezërve shqiptar, Edmond dhe Albert Nela, në lidhje me vrasjen e Xhem Krasniqit, përpara disa ditësh në qytetin bregdetar Hove, në jug të Anglisë. Vëllai i Krasniqit dhe nipi i tij, po ashtu janë qëlluar me armë zjarri, por kanë mundur t’i mbijetojnë sulmit.

Policia beson se vrasja mund të jetë e lidhur me një mosmarrëveshje mes dy familjeve.

Share This Article