Vrasja e Soleimanit, shkakton rritjen e çmimit të naftës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çmimi i naftës u rrit me 4%, pas lajmit të vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani, i konsideruar si njeriu që mund të ishte lideri i ardhshëm i Iranit.

Vdekja e kësaj figure të fuqishme të republikës islamike pas një sulmi ajror amerikan, të urdhëruar nga vetë Donald Trump, rrezikon të përflakë tensionet në Lindjen e Mesme.

Presidenti Iranian Hassan Rouhani doli menjëherë me një deklaratë ku zotohej për shpagim. Eksperti Jeffrey Halley mendon se objektivat e parë të zemërimit Iranian mund të jenë rafineritë dhe cisternat e naftës. Halley duket se nuk është i vetmi të cilit i ka shkuar në mendje një gjë e tillë, e kjo u reflektua qartë në kapërcimin e beftë që pati kuotimi i arit të ri në tregjet ndërkombëtare.

Çmimi i naftës u rrit me më shumë se 14% në muajin shtator pas sulmeve të koordinuara mbi rafineritë saudite të naftës, të cilat e reduktuan me 5% furnizimin global të naftës./TCH/

Share This Article