ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste 1 hour ago
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së 2 hours ago
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave 2 hours ago
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit 2 hours ago
Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë 2 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Vrasja e vëllezërve Bytyqi, SHBA thirrje Serbisë: Nxirr përgjegjësit para drejtësisë

albnews by albnews
8 July, 2024
in Diaspora
0
Vrasja e vëllezërve Bytyqi, SHBA thirrje Serbisë: Nxirr përgjegjësit para drejtësisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në 25 vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, nga forcat serbe pas përfundimit të luftës në Kosovë, Departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje të hënën Serbisë të nxjerrë autorët e vrasjes para drejtësisë.

Duke e quajtur vrasjen e tre vëllezërve gjatë kohës që po mbaheshin në paraburgim nga policia e Serbisë si “akt brutal”, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mattheë Miller tha se autorët e tij vazhdojnë të jenë të lirë.

RelatedPosts

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

“I bëjmë sërish thirrje Serbisë të përfundojë hetimet dhe të nxjerrë përgjegjësit për vdekjen e tyre para drejtësisë,” shkroi zëdhënësi Miller në platformën sociale X.

Trupat e tre vëllezërve Bytyqi u gjetën me duar të lidhura dhe plagë në kokë, në korrik të vitit 2001, në një varr masiv, në Petrovo Selo, bazë e njësive speciale policore serbe, të komanduara nga ish gjenerali Goran Radosavleviç, i njohur me nofkën Guri. Vëllezërit Bytyqi ishin pjesëtarë të batalionit Atlantiku të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte i përbërë nga shqiptaro-amerikanë që shkuan për të luftuar më 1999 në Kosovë.

Tre vëllezërit u arrestuan nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar të Merdares, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata fillimisht u dënuan me 15 ditë heqje lirie nga një gjykatë në Serbi, nën akuzat për kalim të jashtëligjshëm të kufirit.

Në dhjetor të vitit 2018, Departamenti amerikan i shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish komandantit të njësive speciale të policisë serbe Radosavleviç për rolin e tij në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Në një deklaratë të hënën, familja Bytyqi tha se “dhimbja për vdekjen e Yllit, Agronit dhe Mehmtit, vazhdon të jetë e thellë.” Ata mbajnë përgjegjës ish komandantin Radosavleviç dhe ish ndihmës ministrin e brendshëm të Serbisë, Vlastimir Gjorgjeviç si personat përgjegjës për vrasjen e pjesëtarëve të familjes së tyre.

“Drejtësia do të vijë. Jemi shumë të sigurt për këtë,” thuhet në deklaratën e familjes, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe shteteve evropiane që të veprojnë.

Sipas tyre, “qeveria serbe e ka njohur përgjegjësinë e saj për shumë vite” por “nuk ka guxim për të vepruar.”

“25 vitet e fundit i kanë treguar botës se qeveria serbe nuk është e gatshme të veprojë vet. Por po ashtu kanë treguar se ne kurrë nuk do të dorëzohemi,” thuhet në deklaratën e familjes.

Ish komandanti njësive speciale policore Radosavleviç, i cili pas luftës në Kosovë udhëhoqi xhandarmerinë serbe nga viti 2001 deri në vitin 2004, vazhdon të jetë i lirë në Serbi. Në vitin 2021, ai u nderua nga forcat speciale të Serbisë. Ndërsa ish zv/ministri Gjorgjeviç është dënuar në vitin 2011 nga Tribunali i Hagës për krime luftës në Kosovë./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

17 November, 2025
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

17 November, 2025
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

17 November, 2025
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result