Detaje të rënda kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Pejë, ku shtetasi Edmond Lajçi, ekzekutoi me armë bashkëshorten e tij Gjyljeta Ukella.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:00, ku të pranishëm në banesë ishin dhe tre fëmijët e çiftit nga Kosova.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se Lajçi e ka qëlluar bashkëshorten me dy plumba në kokë, teksa nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë.
Viktimë ka mbetur shtetasja Gjyljeta Ukella, e cila prej 20 vitesh ishte pjesë e drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Pejës, ku punonte si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike.
Autori, rezulton një person i dënuar më parë me 400 euro gjobë për dhunë në familje. Ai është ndaluar nga autoritetet kosovare dhe ka pranuar autorësinë e krimit.
Ukella, prej 20 vitesh ishte pjesë e drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Pejës, ku punonte si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike. Ajo njihej nga kolegët si një grua tepër e urtë dhe punëtore.
“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes”, thuhet në reagimin e drejtorisë së shëndetësisë.
Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, ka thënë për mediat në Kosovë, se hetimi për zbardhjen e ngjarjes është në vijim e sipër.
Kujtojmë se Brenda pak ditësh ky është rasti i dytë në Kosovë, i vrasjes së gruas nga bashkëshorti.
Më 12 prill, u vra 21-vjeçarja Erona Cokli, brenda zyrës së qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, nga ish- bashkëshorti i saj Valon Aliu.