Vrasja në Rrëshen/ Shkarkohen shefat e Krimit, Rendit dhe Komisariatit. Emrat e rinj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vrasja e 59-vjeçarit Martin Bardhi më 26 shtator, ka sjellë lëvizje në radhët e Policisë së Rrëshenit. Shefi i Sektorit të Krimeve, Shefi i Rendit dhe Drejtuesi i Komisariatit të Rrëshenit janë shkarkuar nga detyra.

Sipas burimeve bëhet me dije se Klodian Kondi është emri i ri i emëruar në krye të Sektorit të Krimeve, Gentian Berberi ka zënë postin e zv.drejtorit të Hetimit dhe Altin Mena është emëruar zv.drejtor i Rendit.

Më 26 shtator, Martin Bardhi u ekzekutua me armë në një lokal, ndërsa nga plumbat mbetën të plagosur Ilir Bardhoku,  Olti Gjini, dhe Indrit Bardhi.

Po atë ditë, Policia gjeti një automjet tip fuoristradë duke u djegur në fshatin Gëziq, i cili dyshohej se ishte përdorur nga autorët e ngjarjes.

Policia shoqëroi në komisariat një ditë pas ngjarjes, 10 persona, mes të cilëve dhe anëtarë të fisit Reçi. Dyshimet e para u përqendruan në pistën e hasmërisë, për shkak të konflikteve që viktima Martin Bardhi kishte me pjesëtarë të fisit Reçi, por këta të fundit në dëshminë e tyre kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen.

Share This Article