Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, një grua qëllon për vdekje kunatin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prishtina është tronditur mbrëmjen e së martës nga një ngjarje e rëndë. Mësohet se në rrugën “Ismet Krasniqi” të kryeqytetit kosovar, një grua ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, kunatin e saj.

Vrasja është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka sqaruar për mediat se e dyshuara me inicialet N.M. është vetëdorëzuar në komisariat.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo, raporton A2 CNN. 

Aktualisht hetuesit nën koordinimin e prokurorisë janë duke punuar për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë, ndërsa trupi i pajetë pritet të tërhiqet nga ekspertiza për t’u dërguar në obduksion.

Share This Article