ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 3 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 3 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 3 hours ago
“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane 3 hours ago
LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Vrasje shtetërore”, Berisha: Kastriot Myftaraj u persekutua nga Edi Rama

albnews by albnews
15 July, 2022
in Albania
0
“Vrasje shtetërore”, Berisha: Kastriot Myftaraj u persekutua nga Edi Rama
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një vrasje pothuajse shtetërore e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha, vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj. Nga foltorja e kuvendit, kreu i selisë blu akuzoi kryeministrin Rama se persekutoi vazhdimisht Myftarajn, ndërsa kryebashkiakun Veliaj e quan taleban për deklaratën që ai bëri ndaj gazetarit.

“Këto ditë ka vdekur një gazetar i cili ka qenë një gazetar i lirë, i pavarur, shkruante kundër çdo kryeministri, qeveritari. Si shkrime kishte më shumë se të gjithë ju të marrë së bashku. Natyrisht siç ndodh në jetën intelektuale, mund të kishte ndonjë problem të shëndetit mendor.

RelatedPosts

“Ja këndoj këngën dhe nuk ma ndjen për asnjë”, zbardhen bisedat e Ballukut me Ervis Berberin

Berisha: Raporti i KE nuk përmend askund fjalën shkëlqim! Deklaratat për raportin i ngjajnë atyre të Donald Lu në kulmin e kanabizimit

U pyet për Ballukun, Rama mbyll konferencën me Gonzaton

Por ai vdiq gazetari më i persekutuar në Europë. Nga kush? Nga Edi Rama. Kastriot Myftaraj u persekutua mizorisht nga Edi Rama. Ndonëse i diheshin problemet. E mori për hatër të Romana Vlahutin dhe e dënoi me 1 vit burg. A dënoheshin të ngjashmit kund në botë si ai?

Dhe doli me një raport mjekësor. I pamëshirë, i pangopur në urrejtjen e tij Edi Rama. Përsëri e merr dhe e çon në gjykatë, e padit. Tani më thoni ju mua ça ndodhi me të ndjerin? U vetëvra apo u vra? U hodh apo e hodhën? Këto nuk i di.

Por ajo që them me siguri, një shpirtkazmëri e pashembullt e kreut tuaj që s’e ka bërë asnjëri. Dhe e keqja thotë një fjalë, nuk ka fund. Kjo e keqe e madhe, kjo vrasje pothuajse shtetërore merr firmën e zezë të një talebani në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. E dini çfarë tha ai, qytetari i parë i Tiranës?

Të marrim si variant se u hodh nga ballkoni, tha: “Kritikoni, kritikoni, por do e pësoni si ai”! E tha duke qeshur. E thashë qeparë tabelan, por çfarë mund ta quash njeriun që i dëshiron vdekjen atij që kritikon me fjalë. Ai është njëri prej jush, por njeri nuk është.

A mundet një njeri të thotë për një tjetër, i cili dihet që kishte një problem, të thotë “mirë iu bë”, “Do ju bëhet si atij”? Ja çfarë keni ju në mesin tuaj, njëri iu heq votën dhe iu kthen në skllevër.

Tjetri thotë mirë që vdiq se ai përdori fjalën apo pendën kundër meje. Çfarë do thoshte një taleban në vend të tij? Edhe ai do thoshte mirë iu bë. Po e vështirësoni shumë.

Çdo ditë këtu në Parlament bëhet një ditë shumë e vështirë me ju. Dhe e patë 7 korrikun, boll vodhe, ik. E vërteta është që ajo brohoritje, ajo thirrje do të thërrasë në çdo shtëpi tuajën që keni vjedhur, të atyre që kanë vjerdhur. Prandaj, trondituni!”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

5 November, 2025
“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result