Vrau 15 persona/ DETAJE të frikshme për autorin e masakrës: Krijoi plan për t’i marrë jetën prindërve…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me masakrën e ndodhur në New Orlins, SHBA, ku një kamion mori para dhjetëra persona, duke vrarë 15 dhe plagosur shumë të tjerë.

Sipas mediave të huaja, Shamsud-Din Jabbar, i dyshuari si autori i sulmit vdekjeprurës në natën e Vitit të Ri, ka folur për planin që kishte thurrur për të vrarë familjen e tij dhe për ëndrrat që e frymëzuan për t’u bashkuar me ISIS.

42-vjeçari besohet se i bëri këto regjistrime rrëqethëse ndërsa udhëtonte nga shtëpia e tij në Teksas drejt Luizianës, sipas autoriteteve.

Jabbar, një qytetar amerikan i lindur në Teksas dhe veteran i Ushtrisë që ka shërbyer në Afganistan, bëri referenca në video për divorcin e tij dhe si fillimisht kishte planifikuar të mblidhte familjen e tij për një “festim” me qëllim që t’i vriste ata, thanë dy zyrtarë të informuar për regjistrimet.

Por Jabbar tha në video se ai ndryshoi planet dhe iu bashkua ISIS-it, duke përmendur disa ëndrra që kishte pasur dhe që sipas tij e shtynë të bashkohej me grupin terrorist, sipas zyrtarëve.

Share This Article