Vrau 5 anëtarët e familjes, dënohet me 205 vite burgim autori i krimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 44 vjeçar është dënuar me 205 vite burg dhe 105 vite shtesë mbikëqyrje, pasi vrau pesë anëtarët e familjes në vitin 2020.

Te vrarë kanë mbetur Teresa Thomas, 41 vjeçe, Marcus Stokes, 19 vjeç, Lakeitha Stokes, 17 vjeçe, Tera Agee, 11 vjeçe dhe Demetrious Thomas, 14 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Wisconsin të SHBA-ve.

Mediet e huaja raportojnë se 44-vjeçari, Christopher Stokes,  u deklarua në qershor, fajtor për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes së vet.

Para dënimit, Stokes iu dha një mundësi për të folur në gjykatë.

“Nuk e di se çfarë më pushtoi. Diçka thjesht nuk po shkonte mirë. Ishte, nuk e di,” tha Stokes. “Kjo është e vërteta dhe unë nuk mund ta marr mbrapsht. Kam bërë mëkatin më të keq. Meritoj të burgosem. Meritoj çdo dënim. Nuk kërkoj asnjë lehtësim ose diçka të tillë. Asnjë njeri në botë nuk  duhet të kishte bërë, atë që unë bëra”.

Mësohet se autori  i telefonoi vetë autoritetet pasi vrau pesë anëtarët e familjes.

“Sapo e masakrova tërë familjen time. Pushka është ende në katin e sipërm me trupat. Sapo e vrava tërë familjen me Mossberg-un tim”, raportohet të ketë thënë autori në bisedën telefonike me shërbimet emergjente.

Share This Article