Prokuroria e Tiranës dha pretencë të enjten (15 qershor) për ish-efektivin e komisariatit nr:3, i cili më 23 maj të vitit të shkuar qëlloi për vdekje me armë e shërbimit, brenda në komisariat, kolegu e tij, Çaush Saliasi.
Organi i akuzës ka kërkuar 35 vite burg për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”.
Ish-polici 25-vjeçar nuk përfiton nga gjykimi i shkurtuar, çka do t’i hiqte atij nga dënimi përfundimtar 1 të 3 e dënimit.
Ngjarja e rëndë brenda mjediseve të komisariatit të policisë nr:3, ndodhi mbrëmjen e 23 majit të vitit 2022, konkretisht brenda ambienteve të dhomës së instruktazhit.
Viktima dhe autori i krimit ishin të dy oficerë të Patrullës së Përgjithshme, ku sipas autorit, kolegu i tij 55-vjeçar e kishte bullizuar disa herë ndaj dhe e qëlloi për vdekje.
Ludjan Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu.
I riu dyshohet se ë momentin e ngjarjes merrte medikamente anti-depresantë, por sipas kartelës mjekësore nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor.