Gjykata e Apelit në Hania të Greqisë dënoi me burg përjetë një të burgosur shqiptar, i cili akuzohet se pas një përleshje mes të izoluarve në Hania, vrau me thikë një tjetër të burgosur pakistanez.
Krimi ndodhi pas një përleshjeje masive mes të dënuarve në burgun që ndodhet në Agia, në qelinë e tij.
Incidenti ndodhi më 20 korrik 2019, kur një grup të burgosurish shqiptarë u përleshën me një grup pakistanezësh, duke rezultuar në plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve u plagos rëndë pasi u godit me thikë të improvizuar.
I burgosuri, me origjinë pakistaneze, u dërgua në Spitalin e Hanias ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe luftoi për jetën në Njësinë e Kujdesit Intensiv për dy ditë, por në fund humbi jetën nga plagët e rënda.
Katër të burgosur u arrestuan për vrasjen, të cilët ishin regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut.
Nga të katër, njëri, me origjinë shqiptare, i cili kishte qëndruar në burg gjatë gjithë këtyre viteve, u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit me Juri të Përzier.

