Vrau partneren para syve të fëmijës, gjykata lë në fuqi burgun e përjetshëm për shqiptarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë la në fuqin dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon Berisha.

Liridon Berisha vrau partneren e tij Stephanie Di Vincenzo në maj të vitit 2021. Stephanie Di Vincenzo, vetëm 22-vjeçe, u godit me thikë në mes të rrugës, ndërsa përpiqej të shpëtonte duke kërkuar ndihmë nga komisariati i Hayange, vetëm disa metra larg banesës së saj.

Prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, e përshkroi aktin si ‘jashtë çdo normale për nga dhuna’.

‘As prania e dëshmitarëve dhe as ajo e vajzës nuk e pengoi të vazhdonte aktin. Ai e goditi për ta dobësuar dhe më pas i dha goditje poshtëruese mbi trupin e saj’, tha ai.

Skena makabre ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeç të çiftit, ndërsa fqinjët dëshmuan dhunën ekstreme.

Berisha ishte dënuar gjithashtu me një vit burg për disa shkelje të rregullave të trafikut. Ai kishte përfituar nga një dënim i reduktuar dhe ishte vendosur në arrest shtëpiak, ku iu vendos një byrzylyk elektronik disa ditë para ngjarjes së rëndë.

Share This Article