Vrau pronarin e lokalit pas sherrit për kalin, “të fortit” të Vlorës i konfiskohen 4 makina e një dyqan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin e konfiskimit të pasurive të Eduard Xhezos, “të fortit” të Vlorës që vrau një biznesmen vetëm pas sherrit për një kalë, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019.

Eduard Xhezo, i cili u arrestua 5 vite pas vrasjes së 50-vjeçarit Arben Beqirajt në “Plazhin e Vjetër” në Vlorë, kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së duke kërkuar heqjen e masës së konfiskimit.

Pasuritë e konfiskuara të Eduard Xhezos, të dënuar me 15 vite burg për vrasje janë 4 makina dhe një godinë shërbimi 3-katëshe në Vlorë.

Arben Beqiraj u qëllua me armë në lokalin e tij pasi i kërkoi Eduard Xhezos të mos shëtiste me kalë para biznesit të tij duke qenë se shqetësonte pushuesit.

Share This Article