Një histori e tmerrshme vjen nga Rusia, saktësisht nga një periferi e Shën Petersburgut.
Philip Grigoryev, 26 vjeç nga Rusia, është arrestuar pasi dyshohet se ka mbytur me spango të dashurën e tij Arina 24 vjeç, pas një konflikti gjatë natës.
Sipas autoriteteve, 26-vjeçari pasi e rrahu dhe vrau atë, e vendosi trupin e pajetë në një karrocë dore dhe e mbuloi me dërrasa. Më pas ai e shëtiti trupin e saj rreth një orë nëpër rrugët e qytetit. Asnjë nga banorët nuk e kuptoi se ai kishte në karrocë një trup të pajetë, pasi e kishte mbuluar mirë me dërrasa.
Philip shkoi në një ndërtesë, hipi në ashensor dhe në katin e 12-të nxorri trupin e pajetë dhe e fshehu aty.
Këtë ngjarje e ka raportuar miku i Philip Grigoryev në polici dhe më pas është arrestuar me akuzën e rëndë, vrasje me dashje. Grigoryev ishte një mjeshtër skenik që punonte në koncertet që zhvillonin grupet muzikore ruse dhe perëndimore.
Pasi humbi punën e tij në janar kur koncertet u ndaluan për shkak të koronavirus, ai punoi si shofer taksie./TCH/