Vriten babë e bir në Lezhë, dhëndri ekzekuton ish-vjehrrin dhe kunatin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e së hënës, ku dhëndri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-kunatin.

Policia tha se vrasja e 2-fishtë ndodhi rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë, në banesën e viktimave.

Shtetasi Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri shtetasit Pjeter Perjaku dhe Gent Perjaku (babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish-dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit, sqaron policia.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Share This Article