Vriten dhjetë anëtarë të një familje në Afganistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një bombë ka shpërthyer sot në provincën lindore afgane, Khost, duke lënë të vdekur dhjetë persona që ishin duke udhëtuar me një automjet. Raportohet se të gjithë personat e vdekur i përkisnin të njëjtës familje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se shpërthimi ndodhi në distriktin Ali Sher On në mëngjesin e së martës.

Ky zëdhënës njoftoi se në mesin e viktimave ishin pesë burra, dy gra dhe tre fëmijë.

Talib Mangal, zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se viktimat ishin nga e njëjta familje dhe po udhëtonin drejt provincës Logar për të marrë pjesë në një funeral.

Zëdhënësi ministror i fajësoi talibanët për këtë sulm, ndonëse grupi militant ende nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan ka thënë se është shumë i shqetësuar për nivelin e pashembullt të dhunës ndaj civilëve në këtë shtet.

Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, ky mision i ka regjistruar 2563 vdekje të civilëve dhe 5676 lëndime, shkruan “Free Europe”.

Share This Article