Vriten një gazetare dhe shoferi i saj në Afganistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një gazetare televizioni dhe aktiviste për të drejtat e grave në Afganistan si dhe shoferin e saj. Ky incident është dëshmi për shtimin e dhunës kundër gazetarëve në vendin e rrënuar nga lufta.

Gazetarja Malalai Maiwand, që punonte për Radiotelevizionin Enikas, u vra bashkë me vozitësin Mohammad Tahir, kur personat e armatosur e sulmuan veturën ku ndodheshin dy viktimat në Jalalabad, kryeqytet i provincës lindore të Nangarharit.

Vrasja e saj e çoi në dhjetë numrin e punëtorëve të medieve të vrarë në Afganistan vetëm gjatë këtij viti, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Ajo ishte rrugës për në zyrë kur ndodhi incidenti”, tha një zëdhënës i guvernatorit provincial. Zona ku ndodhi vrasja ka qenë e njohur për aktivitet të militantëve, përfshirë ISIS-in, por asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Tariq Arian, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, tha se në 15 vjetët e fundit, shumica e gazetarëve të vrarë kanë qenë viktima të talibanëve.

Sidoqoftë, zëdhënësi i këtij grupi, Zabidullah Mujahid, mohoi se talibanët kanë qenë të përfshirë në këtë incident.

Share This Article