Vriten tri motrat infermiere në Meksikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tri infermiere, motra mes vete, janë gjetur të vdekura në rajonin verior meksikan, Coahuila. Ato kishin shenja të shtrëngimit në fyt.

Zyrtarët thanë se i kanë filluar hetimet rreth këtij rasti, por motivi i krimit është ende i paqartë. Punëtorët shëndetësorë në Meksikë javëve të fundit janë përballur me dhunë të shtuar për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit përmes tyre.

Prokurori rajonal, Gerardo Marquez, tha se në këtë krim mund të jenë përfshirë dy ose tre kriminelë, por policia ende nuk e ka arrestuar asnjë person.

“Deri më tani nuk ka ndonjë dëshmi që tregon se rasti ka ndodhur shkaku i profesionit të tyre. Është për shumë keqardhje dhe e përsëris përkushtimin e shtetit për t’i gjetur fajtorët dhe për t’i sjellë para drejtësisë”, tha prokurori Marquez.

Ndryshe, Meksika deri më tani i ka regjistruar 1,982 raste të koronavirusit dhe 257 viktima. Sidoqoftë, qeveria ka thënë se numri i vërtetë i infektimeve është më i lartë, shkruan “Reuters”. 

Share This Article