Vritet biznesmeni italian në Tepelenë, identifikohet autori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shtetas italian është vrarë me armë zjarri në Tepelenë.

Për ngjarjen është shpallur në kërkim shtetasi Gazmend Braçe, i dyshuar si autor i krimit, ndërsa forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij.

Viktima, i identifikuar si Edoardo Sarchi, rezulton të jetë një biznesmen italian, pronar i një fabrike tullash në kryeqytet

“Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes”, tha policia.

“Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve”.

Share This Article