Vritet dhe i digjet trupi ish-luftëtarit të UÇK-së

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Zahaq të Pejës. Rastin e ka konfirmuar policia dhe prokuroria e Pejës.

Një person është gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka të bëjë me vrasje. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë se viktima është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.

Policia tha se rreth orës 01:27 është informuar se në këtë fshat, në një rrugë është duke u djegur një veturë.

Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin.

Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person mashkull, trup i karbonizuar.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VW Passat me targa vendore.

Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm.


Vrasja e Qerim Kelmendit, reagon vëllai Ibrahimi

Personi që dyshohet se është vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Zahaq të Pejës është ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga vëllai i të ndjerit dhe njëkohësisht anëtarit të ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi.

“Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë! Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin!”, shkroi ai në rrjetin e tij social Facebook.
Ai ka publikuar edhe një foto të të vëllait së bashku me Ilirin Konushevcin dhe Adrian Krasniqin.

Ndryshe, Qerim Kelmendi ishte gjetur brenda një veturë e cila ishte djegur rreth orës 01:30 minuta të datës së sotme.

Share This Article