Vritet duke pirë kafe, Nazmi Bandulla në Shkodër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e së martës, në Shkodër.

Është ekzekutuar në një lokal në lagjen Rus, 55-vjeçari Nazmi Bandulla.

Vrasja ka ndodhur pranë banesës së viktimës. Autorët kanë lëvizur me një autoveturë, që është larguar pas atentatit.

Nazmi Bandulla është emër i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi më parë i është bërë atentat me tritol, në vitin 2020.

Viktimës i kishte shpërthyer automjeti me tritol ne momentin që ka qenë e parkuar në oborrin e banesës.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë.

Share This Article