Vritet gazetarja e REL-it në Kiev

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, është vrarë gjatë një sulmi rus me raketë në Kiev, që ka goditur banesën ku ka jetuar ajo.

Sulmi ka ndodhur më 28 prill.

Trupi i saj i pajetë është gjetur nën rrënoja në mëngjesin e 29 prillit.

Vira Hyrych ka punuar për Radion Evropa e Lirë prej vitit 2018.

Paraprakisht, ajo ka punuar për kanalet televizive ukrainase.

Redaksia e Radios Evropa e Lirë ka ngushëlluar familjarët e viktimës dhe ka thënë se do ta kujtojë atë si njeri të këndshëm dhe si një profesioniste.

Si pasojë e sulmit rus të 28 prillit në Kiev, dy katet e para të ndërtesës 25-katëshe janë shkatërruar pjesërisht dhe më pas ka nisur zjarri.

Sipas autoriteteve të qytetit, katër njerëz tjerë janë dërguar në spital.

Sulmet në Kiev kanë ndodhur në ditën e njëjtë kur kryeqytetin ukrainas e ka vizituar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka nisur sulmet në Kiev, menjëherë pas përfundimit të takimit me shefin e OKB-së.

Ministrja ruse e Mbrojtjes ka thënë se sulmet ka qenë precize dhe kanë pasur cak një zonë të industrisë së raketave.

Autoritetet ukrainase nuk kanë raportuar për diçka të tillë.

etare e Radio Evropës së Lirë në Ukrainë, është vrarë gjatë bombardimeve ruse në Kiev.

Vera Gyrych ishte duke qëndruar në shtëpi, kur një raketë goditi ndërtesën e saj.

Ajo është përshkruar nga kolegët dhe punëdhënësit si një “person shumë të sjellshëm dhe një profesioniste e vërtetë”

“Një person i mrekullueshëm nga la”, shkroi në Facebook, kolegu i saj Oleksandr Demchenko.

Share This Article