Një ngjarje e rëndë la ndodhur sot në Tiranë, pasi sipas informacioneve një ish-polic ka mbetur i vrarë.
Sipas News 24 viktima është Arben Bilali, i cili u qëlluar me vdekje sot pranë zonës së Tiranës së Re.
Sipas raportimeve të para Bilali ka ndërruar jetë në spital, pasi është qëlluar me armë nga persona ende të pa identifikuar.
Po i njëjti burim bën me dije se autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.
Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për identifikimin e autorëve.