Vritet kandidati për anëtar të Këshillit Bashkiak në Lezhë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar, mesditën e sotme, pranë portit të Shëngjinit, ku raportohet se është vrarë me armë zjarri një person. Viktima është identifikuar si Ardian Nikulaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë portit.

Sipas informacioneve, Ardian Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërkohë, Nikulaj ishte edhe pjesë e listës për këshilltar bashkiak në këto zgjedhje që do të mbahen më 14 maj.

Sikurse raportohet nga vendi i ngjarjes, mësohet se kanë qenë dy persona, të cilët kanë hyrë të armatosur brenda ambienteve të lokalit të viktimës dhe e kanë qëlluar atë për vdekje e më pas janë larguar menjëherë në drejtim të paditur.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet përkatëse.

 “Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak: Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.”, njofton Policia e Lezhës.

Share This Article