Vritet koloneli rus në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria ruse nuk ndalet së numëruari viktima në frontin e luftës me Ukrainën. Kjo pasi siç u bë e ditur të premten, varrimi i kolonelit Aleksandër Bespalov u bë në rajonin e Ozerskut.

Sipas një deklarate lokale, Bespalov u vra në Ukrainë gjatë një “operacioni special ushtarak”.

Në të njëjtin njoftim theksohet se koloneli ka qenë komandant i Regjimentit të 59-të.

Ndërkohë në foton e kolonelit të vdekur, shihet ai ka të varur në gjoks dy radhë medaljesh.

Disa ditë më parë, më 30 mars, autoritetet ukrainase njoftuan vdekjen e një koloneli tjetër.

Ishte Dennis Kurilo, komandanti i Brigadës së 200-të , i cili u vra gjatë një beteje në Kharkov.

Share This Article