Vritet komandanti i “xhihadit islamik” në Palestinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga sulmet e sotme ajrore nga ana e forcave izraelite është vrarë Hasan Abu Harbid, komandant i divizionit verior të lëvizjes palestineze “xhihadi islamik”.

Siç raporton Reuters, vrasja e komandantit palestinez do të nxisë përgjigje të ashpër nga ana e palestinezëve, që prej 10 ditësh janë duke zhvilluar luftimeve të ashpra me izraelitët – konkretisht Hamasi kundër ushtrisë izraelite.

Megjithatë “xhihadi islamik” nuk e ka konfirmuar menjëherë lajmin për vrasjen, por disa orë më vonë në rrjete sociale filluan të shfaqen fotografitë e trupit nga morgu ku shihej qartë fytyra e Abu Harbidit.

Mediat izraelite raportojnë që Abu Harbid, ka qenë në këtë pozitë deri më 2019, pasi që paraardhësi i tij Bahau Abu al Atu, gjithashtu ishte vrarë nga ushtria izraelite.

https://twitter.com/alexsalvinews/status/1394243891004592131?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1394243891004592131%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fvritet-komandanti-xhihadit-islamik-ne-palestine-abu-harbid-udhehoqi-divizionin-ne-veri-te-vendit%2F
Share This Article