Vritet me armë zjarri një person në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Kosovë, ku një person është vrarë mbrëmjen e së hënës në lagjen Hajvali të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete.

Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Syla.

Share This Article