Vritet me thikë 28-vjeçari shqiptar në Greqi, u qëllua nga dy kushërinjtë e tij për hakmarrje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 28- vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Greqi. Siç raportojnë mediat greke, autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë janë dy kushërinj të tij, vëllezër të moshës 17 dhe 19 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 kur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po lëviznin pranë kryqëzimit të rrugëve Chania dhe Patisia, panë të rrëzuar përtokë 28-vjeçarin Denis Loka.

Vritet me thikë 28-vjeçari shqiptar në Greqi, u qëllua nga

Ai u dërgua me ambulancë në spitalin “Evangelismos”, por nuk mundi që të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital.

Rreth një orë më vonë dy vëllezërit janë paraqitur në komisariatin e Kipselit dhe kanë rrëfyer se kanë vrarë 28-vjeçarin, i cili kishte shkuar së fundmi në Greqi.

17-vjeçari ka treguar në polici se ka qenë ai që ka plagosur për vdekje 28-vjeçarin, ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor.

Sipas mediave greke vrasja ka ndodhur për hakmarrje, pasi sipas dëshmisë së vëllezërve kur kanë qenë fëmijë, 28-vjeçari ka abuzuar seksualisht në Shqipëri. Kur u takuan ata debatuan për atë që pretendojnë se ka ndodhur në të kaluarën. Viktima ka tentuar t’i qetësojë, por ka ndodhur një sherr, i cili ka sjellë plagosjen fatale të 28-vjeçarit.

Share This Article