Vritet me thikë një nxënës në Prishtinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vrasje me thikë ka ndodhur sot në një shkollë në Prishtinë.

Si pasojë e kësaj therje ka humbur jetën një nxënës.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rreth orës 07:30 kanë pranuar informatën për një rast vrasje në rrugën “Fahri Fazliu” në kryeqytet.

Policia ka deklaruar se pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF), ku edhe është kostatuar vdekja e tij”, tha zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutej ut ha se vdekjen e viktimës R.H, mashkull 14 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF.

 “Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave me rastin.

Share This Article