Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Haitit Jovenel Moïse është vrarë në një sulm në rezidencën e tij private, sipas një deklarate nga Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph.

Joseph tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në 01:00 me orën lokale. Po ashtu, në sulm mbeti e plagosur erdhe Zonja e Parë e vendit.

Gazetat në Haiti raportuan se një grup njerëzish, disa prej të cilëve flisnin në spanjisht, hynë në shtëpi rreth orës 1 të mëngjesit të mërkurën.

Zyrtari që foli për Local 10 News tha se vrasësi paraqitej si një agjent i DEA.

Jozef e dënoi atë që ai e quajti një “akt të urryer, çnjerëzor dhe barbar”, duke shtuar se Policia Kombëtare e Haitit dhe autoritetet e tjera kishin nën kontroll situatën në vendin e Karaibeve.

Vrasja të martën vonë vjen mes thellimit të stabilitetit politik dhe ekonomik dhe një rritje të dhunës në bandë.

Moïse ishte presidenti i 42-të i shtetit të Haitit.

Share This Article