Vritet nga Policia në prag të Krishtlindjeve 39-vjeçari në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë me thikë u qëllua për vdekje nga policia e armatosur në Redditch të Mbretërisë së Bashkuar, pas “disa orësh” negociatash në prag të Krishtlindjeve, ka thënë policia.

Sipas mediave të huaja, Policia e West Mercia u thirr në një pronë në Foënhope Close, Redditch, rreth orës 14:00 të martën pas raportimeve se një burr lëvizte me thikë.

Negociatorët e policisë mbërritën në vendngjarje në Worcestershire dhe “u bënë përpjekje për të zgjidhur situatën duke e negociuar me burrin për disa orë”.

Por në orën 19:40 burri u qëllua me armë nga policia. Ai u shpall i vdekur pak pas orës 20:00.

Askush tjetër nuk ishte brenda pronës në atë kohë, thanë burime nga Policia.

Lidhur me këtë ngjarje është bërë një referim i detyrueshëm te mbikëqyrësi i Policisë, Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë dhe ka nisur një hetim.

Share This Article