Vritet një drejtuesi i rëndësishëm i ISIS-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koalicioni ushtarak nën drejtimin amerikan, që lufton kundër Shtetit Islamik (ISIS) theksoi se udhëheqësi më i rëndësishëm i grupit militant në Irak u vra në një sulm ajror këtë javë në veri të vendit.

“Abu Yasir, udhëheqësi i lartë i ISIS-it në Irak, u vra në një sulm ajror afër Kirkukut, më 27 janar”, theksoi zëdhënësi i koalicionit Wayne Marotto.

Ai shtoi se militanti u vra në një operacion të përbashkët të koalicionit me Irakun, që rezultoi në vrasjen e 10 terroristëve të Shtetit Islamik.

“Vdekja e Yasir është një tjetër goditje në përpjekjet e rimëkëmbjes së ISIS-it në Irak”, shtoi Marotto në Twitter.

Deklarata e tij konfirmon një njoftim të bërë një ditë më parë nga kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhimi, i cili pretendoi se Abu Yasir Al Issaëi, i ashtuquajturi zëvendëskalif dhe guvernator i Irakut, ishte vrarë në një operacion të shërbimeve sekrete.

Share This Article