Vritet një fotoreporter në Meksikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fotoreporteri meksikan, Haime Kastano Zakarias, është vrarë pasi kishte fotografuar trupat e vdekur, të lënë në qoshe të një rruge.

Sipas raportimit të The Guardian, Zakarias kishte dokumentuar kufomat me duar të lidhura që dyshohet se ishin vrarë nga trafikantë dhe kriminelë droge.

Ai është gazetari i nëntë që vrarë brenda këtij viti në Meksikë. Policia meksikane kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka parë që në fotoaparatin e tij nuk ishin të ruajtura fotografitë që i kishte shkrepur, duke çuar në dyshime se janë vjedhur nga vrasësit e mundshëm.

Meksika është nga vendet që ka më së shumti gazetarë të vrarë në vitet e fundit. Nga viti 2000, të paktën 119 gazetarë janë vrarë.

Share This Article