Vritet një gazetar afgan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gazetar afgan është vrarë në një pritë në provincën qendrore të Ghorit.

Bismellah Adel Aimaq, kryeredaktor i stacionit të radio Sada-e-Ghor, është qëlluar të premten pranë qytetit të Firoz Kohit.

“Fatkeqësisht, Adel Aimaq, është vrarë nga persona të armatosur të panjohur këtë mbrëmje në Firoz Koh. Ai ishte 28-vjeçar dhe filloi të punonte me Radio Sada-e-Ghor që nga viti 2015”, ka thënë Habibollah Radmanesh, zv.udhëheqësi i Ghorit, raporton reuters.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka dënuar vrasjen duke thënë se Qeverias është e përkushtuar nëe promovimin e lirisë së shprehjes.

Ende asnjë nga grupet talibane nuk ka marrë përgjegjësinë për krimin e kryer.

Share This Article