Vritet një profesoreshë italiane në Britani, arrestohet bashkëshorti i saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shtetase italiane, 52-vjeçarja Antonella Castelvedere, është vrarë në shtëpinë e saj në lagjen Colchester të Anglisë. Për vrasjen policia bëri me dije se ka arrestuar bashkshortin e saj.

Nëna  e një vajze 12-vjeçare nga Brescia, jetonte prej 25 vitesh në Britaninë e Madhe ku punonte si mësuese universiteti në Essex. Vrasja u konfirmua nga kushëriri i tij Franko në Giornale di  Brescia, i cili dha lajmin mëngjesin e së shtunës.

Gruaja u vra në shtëpinë e saj në lagjen Colchester, në qarkun e Essex. Ajo u godit disa herë me thikë dhe policia arrestoi burrin e saj. Sipas mediave britanike, policia ka ndërhyrë në Colchester në rrugën Ëickham. Gruaja ishte ende gjallë, por ajo vdiq menjëherë rrugës për në spital. Burri i saj u plagos dhe u dërgua në spital, ku u arrestua për akuzën e vrasjes.

Share This Article