Vritet një shqiptar në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 57-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Itali. Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e Novarës, ku pas një sherri një 63-vjeçar italian ka goditur shqiptarin duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë por që më pas vdiq në spital.

Mësohet se fillimisht viktima dhe autori kanë debatuar disa çaste por më pas sherri ka degjeneruar në dhunë dhe deri në përdorimin e armës së ftohtë që i ka kushtuar me jetë 57-vjeçarit.

Ishin këmbësorët ata që e panë shqiptarin në rrugë dhe njoftuan ambulancën menjëherë.

Ndërsa autori u tha policëve se ai e vrau viktimën për t’u vetëmbrojtur.

Share This Article