Vritet nje tjeter kolonel rus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia ka humbur një tjetër kolonel teksa Ukraina vazhdon të shkaktojë humbje ndëshkuese për zinxhirin drejtues të ushtrisë së Vladimir Putinit.

Mikhail Nagamov, 41 vjeç, komandanti i një regjimenti xhenierësh, vdiq duke luftuar në Ukrainë më 13 prill, sipas raportimeve në mediat ruse.

Nuk është e qartë se si dhe ku saktësisht vdiq Nagamov, por raportimet thonë se ai vdiq ‘duke kryer një mision luftarak në Ukrainë’.

Koloneli rus la pas një grua dhe një fëmijë në fshatin Suslonger, rreth 400 milje në lindje të Moskës.

Vdekja e Nagamov është vdekja e fundit e pësuar në mesin e korpusit komandues të Rusisë, ku me dhjetëra kolonelë dhe tetë gjeneralë janë vrarë nga Ukraina./ Dailymail/

Share This Article