Vuçiç, 90 ditë kohë për krijimin e qeverisë së re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është konstituuar këtë të hënë Kuvendi i ri i Serbisë, i dalë prej zgjedhjeve të përgjithshme të 3 prillit.

Prej ditës së sotme, partia e presidentit Aleksandër Vuçiç ka 90 ditë kohë për krijimin e qeverisë së re që do të udhëheqë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Kuvendi i Serbisë përbëhet nga 250 deputetë dhe koalicioni i mbledhur rreth Partisë Progresive Serbe ka fituar më shumë se 120 vende.

Opozita e Bashkuar e Serbisë e udhëhequr nga Partia për Liri dhe Drejtësi e Dragan Gjilas ka fituar 38 ulëse në Kuvendin e ri. Ndërsa “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të ketë një deputet.

Edhe pse Partia Përparimtare Serbe që udhëhiqet nga presidenti Aleksandar Vuçiç fitoi shumicën e votave, nuk mund të formojë e vetme shumicën.

Share This Article